Pashkët ortodokse, në Tiranë mesha u mbajt në katedralen “Ngjallja e Krishtit”
Besimtarët ortodoksë në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë Pashkët, ditën më të rëndësishme të kalendarit festiv kristian. Gjatë mesnatës në kishat ortodokse të vendit u organizua mesha e ringjalljes, ku krerët ortodoksë apeluan për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Në Tiranë mesha u mbajt në katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos. Qindra besimtarë mbushën kishën, ndërsa një pjesë e madhe e tyre e ndoqën nga ambiente e jashtme. Mesha dhe këtë herë është mbajtur në gjuhën greke, ndërsa të pranishëm në katedrale kishte edhe përfaqësues të lartë të politikës.

Pas liturgjisë së shenjtë që kulmoi me fjalët: Krishti u ngjall, besimtarët morën flakën e shenjtë nga katedralja ndërsa kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezët së pashkëve.

Festa vijon gjatë gjithë ditës së dielë me vizita dhe dreka familjare.

Me këtë rast, Portali Albeu u uron Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoks shqiptarë, me dëshirën që mirësia, paqja dhe dashuria të mos mungojë në zemrat e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori