Zelensky paralajmëron hapin e radhës të Putinit? “Ka mundësi që Rusia të pushtojë një vend tjetër”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po mban një konferencë shtypi për përvjetorin e parë të pishtimit rus të Ukrainës.

Gjatë konferencës, Zelensky, tha se do të dëshironte që Kina të ishte pjesë e çdo procesi paqeje

Ai u shpreh optimist për vitin 2023, duke thënë se ky është viti i fitores, shkruan BBC.

Fitorja “do të na presë në mënyrë të pashmangshme” nëse aleatët “respektojnë premtimet dhe afatet e tyre”, tha Zelensky.

Sakaq Zelensky tha se pas Ukrauinës, është e mundur që Putini të pushtojë një vend tjetër.

U pyteur nga një gazetar, nëse është e mundur që Rusia të pushtojë një vend tjetër.

“Fatkeqësisht po”, u përgjigj Zelensky. “Unë besoj se është e mundur dhe mund të ndodhë.

Lufta në Ukrainë hyri sot në vitin e saj të dytë, ndëtsa presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se Ukraina “do t’i mposhtë të gjithë”, dhe se liderët e vendeve aleate do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe shteteve tjera që mbështesin luftën e saj.

Përmes një video-mesazhi, Zelensky tha: “Ne jemi të fortë. Jemi gati për çdo gjë. Do t’i mposhtim të gjithë”.

Zelensky e përshkroi vitin 2022 si një vit qëndrueshmërie, guximi, dhimbjeje dhe uniteti./albeu.com/