Pas vrasjes së gjyqtares mes Tiranës, policia aksion për arrestimin e burrave
Policia ka vënë në pranga 2 shtetas për veprën penale të “Dhunë në familje”.

Ata janë shtetasit:

– Qani Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.M., 44 vjeçe dhe vajzës së mitur, shtetases G.M., 11 vjeçe.

– Antonio Hyseni, 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases U.H., 29 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhërmbrojtje të menjëhershëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Qani Muça për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Antonio Hyseni për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kundërshtim i Vendimit të Gjykatës”, neni 130/a dhe 321 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori