Shifra tragjike edhe nga Franca, sa njerëz ka vrarë në 24 orë COVID-19

Franca ka raportuar sot 499 viktima të reja nga koronavirusi.

Kjo ishte shifra më e lartë e vdekjeve brenda 24 orëve.

Tashmë numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 3,523, duke patur një rritje pre 17% me 24 orët e mëparshme.

Ishte dita e tretë radhazi që numri i vdekjeve u përshpejtua në Francë, e cila tani është në javën e tretë të mbylljes në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Ndërkohë numri i rasteve është rritur dhe ka shkuar në 52,836. Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Shëndetit Jeromme Salomon tha se 5,565 njerëz ishin në një gjendje të rëndë dhe sistemi shëndetësor po lufton për të përballuar ritmin e shpërthimit të pandemisë.


Shtuar 1.04.2020 17:05