Pas vizitës në Kosovë, McCain arrin në Tiranë
Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, ka arritur para pak minutash në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Sipas agjendës së senatorit, ai do të takohet me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin.

Kujtojmë se McCain zhvilloi një vizitë dy ditore në Kosovë. Në kuadër të vizitës së senatorit John McCain në Kosovë, presidenti Thaçi i ka ndarë çmimin "Urdhri i lirisë" në nder të kontributit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për thellimin e partneritetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /albeu.com/


Shtuar më 14/04/2017, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori