Pas videos së Allës, hidhen dyshime për një grup të strukturuar kriminal në Bulqizë?
Ditën e sotme në media ka qarkulluar me shpejtësi videoja e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla pasi është filmuar duke konsumuar kokainë në një ambient publik.

Videoja është publikuar nga gazetari Artan Hoxha në ABC news i cili nuk ka lënë vend për dyshime në lidhje me identitetin e personit në video që po kryen veprën penale.

"Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë, unë do ti kërkoj meqë jam në studio policisë së qarkut Dibër që të ketë në vigjilencë dhe në shikim para syve sot se nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos.

Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje vetëm që të mos i publikojnë, Janë njerëz që ata mendojnë se janë futur në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme.



Vetëm pak minuta më parë, në lidhje me këtë skandal ka reaguar edhe demokrati Gazmend Bardhi i cili i bën thirrje SPAK të nisë hetimet e të vë para drejtësinë grupin kriminal që vepron në Bulqizë.

"SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!"- shkruan Bardhi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2020, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori