Pas Vettingut, dyfishohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Pas Vettingut pritet që pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyfishohen.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë Komisionit parlamentar të Ligjeve, deklaroi se të Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, pagat e tyre do të rriten 100%.

"Pagat e institucioneve të Drejtësisë, pas Vettingut rriten me 100%, që është një rritje page rekord me atë që afron buxheti, por edhe një set institucionesh që bën të mundur funksionimin e një sistemi të ri drejtësie", ka thënë Ahmetaj.

Ministri i Financave Ahmetaj dje prezantoi projektbuxhetin që i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Mësohet se kostoja bazë e gjithë reformës gjatë tre viteve në vazhdim do të shkojë në rreth 1.8 deri në 2 miliardë lekë të rinj, transmeton "Panorama". /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2016, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori