Pas verës pa ujë, banorët e Tiranës njoftohen se duhet të bëjnë durim edhe sot
Ujësjellës Kanalizine Tiranë ka njoftuar banorët e Tiranës">Tiranës, se për shkak të një defekti në Bovillë disa zona nuk do të kenë ujë. Në njoftimin zyrtar, UKT sqaron se kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës">Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla. Aktualisht po bëhen punime, për të rikupereuar defektin, por nuk ka një orarar të caktuar ende se kur do të rikthehet uji.

"Defekt në linjën e transmetimit në Bovillë, kufizime të furnzimit me ujë në disa zonaTiranës">Tiranës

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se mbrëmjen e djeshme, datë 19 shtator 2019, në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbedhësi i Bovillës deri në Impantin e Bovillës ka ndodhur një defekt i rëndë, ku ka pasur dëmtim të tubit kryesor.

Grupet tona dhe inxhinierët tanë kanë marrë masat e nevojshme dhe po punojnë intensivisht për të riparuar në kohë sa më të shkurtër defektin e ndodhur, edhe pse kushtet atmosferike të orëve të fundit nuk kanë qenë në favor të tyre.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se kufizimet e furnizimit me ujë do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat që preken nga ky defekt, pasi procesi i trajtimit të ujit dhe i shpërndarjes në rrjet kërkon një kohë të caktuar.

Kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës">Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë njofton qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona po punojnë maksimalisht për kthimin sa më parë të furnizmit normal me ujë në këto zona", njofton UKT.
Shtuar më 20/09/2019, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori