Pas vendimit të Kosovës tërbohet Vuçiç
Pas vendimit të Qeverisë së RepublikësKosovës për ngritjen e taksës për produktet e Serbisë në 100 për qind, ka reaguar menjëherë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ai ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUNTIT, raporton Tanjug.

Siç shkruan mediumi serb, Vuçiç, gjithashtu, ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas këtyre masave të Qeverisë së RepublikësKosovës.

Ky vendim i sotëm i Qeverisë së RepublikësKosovës është marrë si kundërpërgjigje për kampanjën agresive të Serbisë kundër RepublikësKosovës.


Shtuar më 21/11/2018, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori