Pas universiteteve, mbyllen edhe 13 shkolla private
Pëlqej
Pas mbylljes së disa universiteteve, Ministria e Arsimit pritet të mbyllë edhe disa shkollamesme private.
Sipas raportit të MAS, kolegji privat "Daka" në qytetin e Lushnjës është njëra prej shkollave që do të mbyllet pasi ky kolegj pranonte nxënës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar: Arsim parashkollor (kopsht), arsim 9-vjeçar dhe shkollë e mesme apo gjimnaz.


Një tjetër shkollë e mesme private që do të mbyllet, sipas GSH, është edhe shkolla "Vëllezërit Frashëri", në qytetin e Vlorës, e cila ka qenë objekt kontrolli i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit gjatë muajit janar të këtij viti. Një tjetër shkollë e mesme private që do i vihet dryni është edhe "Talenti", në qytetin e Durrësit. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori