Pas tryezës politike, Meta takon Nishanin në Presidencë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se takimi është zhvilluar menjëherë pas deklaratës së Metës për gazetarë.
Takimi vjen ndërkohë që palët politike nuk kanë gjetur ende rrugën e dialogut për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Meta thirri në një tryezë partitë parlamentare për të diskutuar për krizën politike dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë më shumë garanci opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2017, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori