Pas Tiranës, bëhet 40 lek bileta edhe në Durrës
Pas Tiranës, cmimi i biletës së autobuzit do të rritet edhe në një tjetër qytet.

Bashkia e Durrësit ka njoftuar se çmimi i biletës së urbanit brenda qytetit do të rritet me 10 lekë.

Kujtojmë se çmimi aktual i transportit publik brenda qytetitDurrësit është 30 lekë ndërsa tashmë qytetarët duhet të paguajnë 40 lekë.

Sipas shpjegimit të Bashkisë kjo rritje bëhet për të rritur cilësinë e shërbimit nga kompanitë operuese në transportin publik të qytetitDurrësit.
Shtuar më 14/03/2019, ora 19:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori