Pas tensionimit te situates ndertimoret pezullojne aksionin per prishjen e objekteve ne Sarande
Albeu.com
Policia Ndertimore e ka pezulluar operacionin per prishjen e 16 objekteve prane Kalase dhe Bazilikes ne Sarande pas tensionimit te situates dhe ngujimit te pronareve brenda ne objekte.Vendimi per shfuqizimin e lejeve te 16 objekteve te ndertuara mbi murin e kalese se Onhezmit ishte marre nga mbledhja e KRRTRSH me 12 qershor te ketij viti. Pas shfuqizimit te lejes Policia Ndertimore nisi procedimin per prishjen e tyre. Sipas Bashkise se Sarandes, e cila e konsideron vendimin per prishjen e 16 objekteve si te padrejte, thuhet se per ndertimin e tyre ekziston nje leje e dhene nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te rrethit te Sarandes me 19 janar te vitit 1996 jane miratuar nga Instituti i Monumenteve te Kultures. Ne fakt pronaret e 16 objekteve jane ne proces gjyqesor dhe kerkojne te pritet vendimi i gjykates. Por, KRRTRSH ka sqaruar ne kete mbledhje se kjo leje e vitit 1996 ben fjale per objekte te perkohshme me konstruksion te lehte. "Lejet per keto objekte, sqarohet ne vendimin e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Shqiperise, jane me afat kohor te Kufizuar dhe me mbarimin e afatit te vlefshmerise se lejes, objekti cmontohet dhe sheshi rikthehet ne gjendjen e meparshme". Nje nga 16 objektet e ndertuara ne zonen arkeologjike te Sarandes eshte dhe prone e Ermioni Gjokes, gruas se kryetarit te Bashkise se Sarandes, e cila e konteston prishjen e objekteve nga Policia Ndertimore. Nderkohe Drejtori i Pergjithshem i Policise ndertimore ne Sarande, Vasfi Gupe, deklaroi sot se dokumentat qe zoterojne pronaret e 16 objekteve, te ndertuara ne zonen arkeologjike ne qytetin e Sarandes, jane te paligjshme. Sipas tij, "keto dokumenta jane ne kundershtim me ligji per Arkeologjine". Aksioni per prishjen e ketyre ndertimeve do te vazhdoje deri ne perfundim te tij. Prishja e objekteve eshte nje kerkese e Institutit te Arkeologjise me qellim qe t'i hapet rruge vazhdimit te kerkimeve te metejshme ne Sinagogen e qytetit te Sarandes. NEWS 24/bw
Shtuar më 20/06/2005, ora 22:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori