Pas takimit me Ramën, Meta zbulon nëse do të takohet me Bashën
Takimi i sotëm Rama-Meta, u fokusua më shumë në zgjidhjen e dialogut politik, se sa në një vendim për koalicionin e ardhshëm.

Në fund të takimit Meta tha për median se takimi i tyre u fokusua më shumë mbi gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në vend, për të cilën do t’i drejtohen PPE-së.

I pyetur për vazhdimësinë e koalicionit, kryeparlamentari tha se kjo nuk ishte çështja më e rëndësishme, prandaj ftoi të punohet për dialog.

“Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Le të punojmë të gjithë për këtë dialog. A ka mundësi ta zgjidhim këtë çështje që tani?”, tha Meta.

E në kuadër të këtij dialogu ai u shpreh i gatshëm të takohet me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Me zotin Basha jam i hapur nëse do të dëshironte, por kam përshtypjen që është në një situatë mosbesimi ndaj edhe besoj që një angazhim zyrtar të PPE do të ishte rruga më e mirë për të filluar sa më shpejt dialogun”,- shtoi Meta./albeu.com/

Shtuar më 15/04/2017, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori