Pas Tahirit, priten 12 arrestime në rangje të larta të Policisë së Shtetit
Pëlqej
Vazhdojnë hetimet në lidhje me “dosjen Habilaj” ndërkohë prokuroria ka ndërmarrë hapin e rëndësishëm drejt arrestimit të Saimir Tahirit.

Burime për mediat bëjnë me dije se 5 prokurorë të Krimëve të Rënda, të kryesuar nga Besim Hajdarmataj prej disa orësh po analizojnë dosjenHabilaj”.

Rezultat i kësaj pune është edhe urdhëri i fundit i Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të Saimir Tahirit.

Gjithashtu mësohet se në dosje përveç ish-ministrit përmenden edhe emra të tjerë më shumë pozitë në kupolën e Policisë së Shtetit dhe se priten arrestime.

Në Shqipëri prej një viti gjendej një skuadër antimafia italiane e cila ka operuar në Vlorë për të përgjuar grupin e Habilajve, gjë që do të thotë se policia italiane ka prova të rënda kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori