Ditë zie në futbollin italian, ndahet nga jeta ish-kapiteni i Interit

 

Bruno Bolchi, ish-futbollist dhe trajner, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare në një klinikë në Firence.

Ai bëri debutimin e tij në Serie A me Interin në moshën 18-vjeçare, më pas u bë kapiteni i tyre tre vjet më vonë.

Pas Interit, ai luajti me Veronën, Atalantën dhe Torinon. Karriera e tij futbollistike përfundoi në kampionatin e sezonit 1970/1971 në moshën 30-vjeçare. Si trajner ai ishte në krye të Barit, Cesena, Leçe dhe Reggina.

Ai ishte gjithashtu futbollisti i parë, në vitin 1961 ku u shfaq në letrat e famshme “PANINI”./ h.ll/albeu.com