Pas skandalit me Metën, Vuçiç tregon çfarë foli me Thaçin dhe Ramën: U fola serbisht
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për ecurinë e Samitit të Brdo-Brijonit dhe përplasjen me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Gazeta serbe 'Novosti’, shkruan se Vuçiç ka thënë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të ndalin deklaratat për unifikimin e shqiptarëve.

“Unë iu thashë atyre, mblidhni mendjen, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai.

Sa i përket deklaratës së Thaçit, për ndërhyrjen e SHBA në zgjidhjen e problemit për çështjen e kufirit Kosovë- Serbi, Vuçiç tha: Unë i thashë, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe ne duhet të zgjidhim këtë.

Lideri serb ka treguar po ashtu edhe përplasjen që ka pasur me presidentin e Kosovës.

“E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ata amerikanët, a po të ndihmon dikush? Ia thash në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, dhe çfarë do të bëjmë tani?”, është shprehur Vuçiç.

Sa i përket shtërngimit të duarve me Hashim Thaçin, ai u shpreh se nuk është asgjë zyrtare.
Shtuar më 09/05/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori