Zhgënjen Tirana, Zrinjski e eliminon nga Conference League

Tirana është skuadra tjetër që përshëndetet me Conference League pas Laçit dhe Vllaznisë.

Bardheblutë e Orges Shehit u mposhtën 3-2 nga Zrinjski, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Marsel Ismajlgeci dhe Redon Xhixha nuk mjaftuan për kampionët e Shqipërisë për të bërë të mundur edhe kalimin në turin tjetër të kompeticionit, pasi golat e tyre u bënë të pavlefshëm, pasi kundërshtarët shënuan 4 herë në portën e Bekajt.

Në këtë mënyrë kryeqytetasit do t’i thonë lamtumirën Conference League, pasi nuk ia dolën dot të kalonin në turin e tretë.


Shtuar 28.07.2022 22:57