“Bën vetëm këngë me lot e qurre!”, kë po thumbon Rudina Dembacaj (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora ishte e ftuar këngëtarja Era Rusi.

Gjatë intervistës me të, moderatorja Rudina Dembacaj e ka pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me ndonjë koleg.

Era Rusi nuk preferoi të japë një emër, por tha se një nga këngëtarët që vlerëson më shumë në tregun shqiptar është Ylli Limani.

Në këtë moment, Rudina e ngacmoi duke i thënë që ai bën vetëm këngë melankolike, “me lot e me qurre”, por Era u shpreh se do t’i thotë të bëjë një këngë gazmore.

Mos ndoshta është Ylli këngëtari me të cilin ajo do të bëjë duet?

Rudina Dembacaj: Me kë do bëje një duet Era?

Era Rusi: Po e mendoj por nuk dua ta them se do ha veten time msysh.

Rudina Dembacaj: Kë vlerson më shumë nga këngëtarët që janë në tregun shqiptar?

Era Rusi: Ylli Limanin.

Rudina Dembacaj: Ai vtëm këngë me lot me qurre, me pre damarët bën them me vete sa vuan ky djalë.

Era Rusi: Dëgjo ka një melodi të mirë , ka një zë të bukur dhe publiku e pëlqen në atë komercialitetin e tij , në atë gjënë e vet që e ka ngatërruar pak është shumë e bukur.

Rudina Dembacaj: Aman thuaj të bëjë një të gëzuar për ne që na gëzon shpirti .

Era Rusi: Do ta bëjë dhe të gëzuar do ti them unë.

Rudina Dembacaj: E gjeta do bashkëpunosh me Ylli Limanin .


Shtuar 19.01.2020 09:01