Pas shpalljes së fituesve, PS krijon asamblenë brenda korrikut
Ditën e sotme u mbajt mbledhja e rradhës e kryesisë së Partisë Socialiste.

Mësohet se socialistët kanë bërë analizën e votave të 30 Qershorit, ku duhet thënë se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e ulët.

Në mbledhjen e Kryesisë kryeministri Rama ka folur për 30 qershorin dhe procesin që pason.

“Do kemi mbledhje dhe analiza me asambletë e ps në çdo bashki. Diskutim për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të rinj. Pas këtij proceci do të kete asamble të PS-së brenda korrikut”, bëjnë me dije burimet.

Rama ka preferuar që të mos flasë lidhur me propozimin e presidentit Meta, për zgjedhje të parakohshme në 13 Tetor.

Pavarësisht se kryeministri është një nga politikanët që reagon dhe për ngjarje të vogla, duket se këtë deklaratë të Metës ai zgjodhi që ta injoronte, duke lënë që të komentonin vetëm Taulant Ballad he Elisa Spiropali, të cilët u shprehën gjatë ditës së djeshme se Meta tashmë nuk mund të quhet më presidenti i vendit.

Të hënën maxhoranca do të ngrejë me nxitim dhe komisionin hetimor, që do të verifikojë shkeljet e presidentit Meta në caktimin e një dekreti të ri për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vendin tonë.

Shtuar më 03/07/2019, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori