Vëllai dhunoi dhe mori peng të dashurën në Tiranë, flet motra e dhunuesit: I kam qëndruar pranë në spital

Ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” motra e Glerad Gushollit, 31-vjeçarit që mori peng për një javë dhe dhunoi barbarisht të dashurën e tij 28-vjeçare.

Ajo u shpreh se është e shokuar nga veprimi i vëllait, ndërsa tha se nëna është në gjendje të rënduar shëndetësor. Motra e 31-vjeçarit uroi shërim të shpejtë për 28-vjeçaren që dhunoi vëllai, teksa tha se e do si motër.

Motra e Gushollit tha se është kujdesur për tre ditë resht për 28-vjeçaren në spital dhe se ka qenë policia ajo që e ka larguar nga spitali.

Motra e dhunuesit: Nuk dua të flas fare realisht, asaj i uroj shërim të shpejt. E kam dashur e dua akoma, e dua si motër, e kam ndihmuar me gjithë shpirt me çdo gjë, por më ka vrarë shumë me ca gjëra që janë të paqena. Nuk dua të flas fare, fare…Janë shumë gjëra, ajo nuk është në gjendje që të merret në pyetje dhe nuk më ka pëlqyer fare, se derisa nuk je në gjendje, nuk je mirë nuk ke pse del në televizor. Edhe ne të rënduar jemi, kjo është fatkeqësi e jona, vëllai im nuk ka qenë, nuk e di pse ka përfunduar në atë pikë, nuk di çfarë të them.

Gusholli akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka dhunuar me sende të forta të dashurën e tij 28-vjeçare.

Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë, Bledi Kateshin, Erlin Kateshin, Besmir Nucellarin dhe Arjan Shetan Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

28-vjeçarja la Gjermaninë dhe erdhi në Tiranë dhe u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht prej tij.

Prindërit e saj kishin ikur në Gjermani prej 30 vitesh ku kanë ngritur jetën e tyre. Në Gjermani ka lindur dhe 28-vjeçarja e cila është shtetase gjermane. Ajo ka treguar për gazetaren Klodiana Lala se pas njohjes në spital, kishte nisur bashkëjetesën me Gleardin dhe ishin shpërngulur të një banesë pranë prindërve të saj të cilët i kishin ndihmuar. Por që në ditët e para kanë nisur skenat e dhunës./albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 13:52