Pas
debatit në studion
televizive dhe pas sherrit ka folur edhe
burri i
Besa Shahinit, ministres së Arsimit, Dardan Molliqaj.
Ai është shprehur se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios
televizive. “Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e
debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet
televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate
televizive”, ka deklaruar Molliqaj pas incidentit.
Sherr mes politikanëve në Kosovë në një studio
televizive. Dardan Molliqajt,
burri i
Besa Shahinit akuzohet nga Haki Abazi i Vetëvendosjes se pas
debatit në studio, ky i fundit është dhunuar fizikisht.
Shtuar më 12/09/2019,
ora 08:45