EURO 2020/ Italia heq “picirin” ndaj Austrisë, fiton në shtesë dhe kalon në çerek-finale (VIDEO)

Italia ka arritur të fitojë në kohën shtesë ndaj Austrisë duke u bërë ekipi i radhës që prek çerek finalen.

“Azzurrët” kishin disa raste, ku njëri nga ta ishte ai i Ciro Immobiles, i cili goditi shtyllën.

Sidoqoftë, pas 90 minutave lojë rezultati ishte ende baras pa gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Ishte pikërisht në vazhdime ku Italia shkëlqeu me dy gola fantastikë.

Fillimisht ishte Federico Chiesa i cili shënoi golin e parë në min 95′, italiani shënoi një gol të bukur ku pranoi topin dhe plasoi goditje nga ana e djathtë.

Pas vetëm 10 minutash, Matteo Pessina dyfishoi avantazhin në min 105′.

Po rridhte minuta e 105′ kur Sasa Kalajdzic realizoi nga një kënd thuajse i pamundur  golin e nderit për Austrinë.

Rezultati përfundimtar, Italia 2-1 Austria.

Tani, “Azzurrët” do të përballen me fituesin e duelit, Belgjika- Portugalinë.


Shtuar 26.06.2021 23:34