Pas Ramës, Meta fton dhe Lulzim Bashën
Në një lëvizje të koordinuar, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dërguar dy ftesa për takim mbrëmjen e sotme.

Teksa është bërë publike ftesa për Edi Ramën, ku i komunikohet se e pret në takim nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës, në emisionin “Open” u zbulua se e njëjta ftesë i ka mbërritur edhe kreut të PD.

Sipas moderatores Eni Vasili, Lulzim Basha ka pranuar ftesën e Presidentit Meta dhe pritet të shkojë nesër në Presidencë, në orën 12:00.
Shtuar më 26/06/2019, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori