Pas Ramës, Blushin e braktisin të gjithë: Jë zvarranik e s’bëhesh dot shqiponjë
Pëlqej
Partia e Ben Blushit LIBRA po kthehet në vëmendje të mediave jo për shkak të zhvillimeve politike por për shkak të skandalëve të "plasura" brenda strukturave të saj.

Një nga financueset e Partisë LIBRA, Adriana Kalaja, ka paditur në gjykatë lëvizjen e drejtuar nga Ben Blushi, duke kërkuar ngrirjen e të gjitha llogarive të saj.

“Të gjithë anëtarët LIBRA që mendojnë ndryshe t’i përjashtosh, nuk mund të shpëtojnë nga Gropa Thithëse (që të mos i vë emër tjetër) që po të tërheq poshtë nga dita në ditë.

Dhe a e di pse z. Blushi? Se zvarraniku nuk bëhet dot shqiponjë”- shkruan Adriana Kalaja në Facebook.

Reagimi i plotë

Kam ditë që po mendoja të reagoj apo jo në lidhje me shumë veprime dhe hapa të çuditshëm dhe pa përgjigje që po ndodhin kohët e fundit në partinë LIBRA, parti të cilën bashkë me të tjerët e ngjizëm për të dalë ndryshe në tregun politik shqiptar.

Shikoj që Kryetari i LIBRA-s z. Blushi, megjithëse na ka bërë propagandë të gjatë për moral, është i pari që ka bërë “sherr” me këtë fjalë dhe ka vite që nuk e njeh.

Kur flas për moral, i referohem moralit politik dhe atij në karakter që bashkëjeton me çdo individ dhe që e bën të dallueshëm nga të tjerët.

Përsa i përket atij politik, të gjithë e pamë se si u përvodh me ca fjalë bajate dhe boshe pas rezultatit të zgjedhjeve dhe nuk dha dorëheqjen, dorëheqje të cilën nga vetë z. Blushi e kemi dëgjuar t`ia kërkonte paraardhësve të tij në rastet e humbjes.

Dhe humbja e LIBRA-s ishte vetëm për faj dhe arrogancës të z. Blushi, i cili në shkelje të Statutit të organizatës dhe për interesa të tij personale, bëri listat e kandidatëve për deputetë duke shkelur hapur mbi kontributin e çdo anëtari të thjeshtë si dhe të shumë e shumë njerëzve që na ndoqën në hapat e parë duke na besuar.

Të gjithë e pamë që zgjedhësit sado të manipulohen, janë shumë të zgjuar dhe për këtë e ndëshkuan me votë z. Blushi duke e lënë jashtë parlamentit. Por, unë sot kam vendosur të flas për situatën në LIBRA postzgjedhje.

Në muajin Korrik, nëpërmjet faqes libra.al njoftohemi se sipas vendimit të Bërthamës, është ngritur grupi i punës për ndryshimin e Statutit të LIBRA.

Në lidhje me këtë pikë të këtij vendimi në mënyrë instiktive i bëra pyetje vetes:

– Për çfarë arsye ndryshohet Statuti kur z. Blushi nuk e pati problem dhe e shkeli atë gjashtë herë për gjashtë muaj?

– Pse duhet z. Blushi të vendosë emrin dhe firmën e tij kur ky është vendim Bërthamë?

Më e pakta që duhet të bënte z. Blushi ishte që njoftimi të kishte disa tregues formal si, kuorumi i mbledhjes së Bërthamës kur Statuti e parashikon një gjë të tillë dhe ky vendim ose të publikohej pa firmë ose me firmat e anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje.

Nisur nga arroganca dhe mosnjohja e Statutit që e karakterizon z. Blushi, po i jap një leksion falas:

– Mbledhja e Bërthamës duhet të ketë detyrimisht numrin e pjesëmarrësve;

– Vendimi duhet të ketë detyrimisht numrin e pjesëmarrësve që kanë votuar pro propozimit dhe kundër me argumentimin e tyre;

E citova këtë fakt pasi vërtetohet ajo që unë kam ngritur kohë më parë që aty, në LIBRA vendimet dhe shkeljet e ligjit e të Statutit i bën vetë z. Blushi, i cili si pasojë e arrogancës dhe vetëkënaqësisë boshe, nuk njeh fjalën Këshillim Ligjor ose Konsultë Juridike.

Të gjithë argumentimet e mësipërme, kisha kohë që i mendoja t`i bëja publike por, thashë: “Boll leksione dhe mësime falas i kam dhënë këtij individi që nuk nxë as në procedurë as në zgjidhje themeli, që nuk dinte as sesi mund të bëhej një mbledhje dhe mbi të gjitha nuk u bë kurrë lider”.

Mbetur te argumenti i mësipërm, sot lexova te libra.al, se për mua (dhe për dy anëtarë të tjerë) në “mbledhjen e fundit” është vendosur ç`regjistrimi nga LIBRA.

Duke qenë se mu duk si Fletë-Rrufe e hapur e periudhës para viteve 90-të (edhe këtu ai nuk hoqi dorë së kopjuari ata që e krijuan dhe që i “shante” deri dje), më erdhi edhe për të qarë, edhe për të qeshur.

Për të qarë, pasi ndjeva një keqardhje të skajshme për ata njerëz të vegjël që nuk dinë as të lexojnë objektin e padisë që unë kam ngritur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (se për ta kuptuar as që bëhet fjalë) ku unë kërkoj: “Pezullimin e ushtrimit të të drejtave dhe detyrimeve që burojnë nga detyra e administratorit” dhe në këtë rast bëhet fjalë për individët që e ushtrojnë në kundërshtim me ligjin.

Për të qeshur, sepse ishte një njoftim bosh deri në ekstrem (me gabime të theksuara drejtshkrimore të cilat i kuptoj pasi janë verbuar nga mllefi dhe nga paniku) dhe nuk jepte asnjë sqarim të detyrueshëm për t’u dhënë:

– Kush e ka bërë këtë mbledhje dhe kur është bërë?
– Kush e ka marrë vendimin dhe a e ka tagrin për ta marrë një vendim të tillë?
– A është respektuar kuorumi në një vendimmarrje të tillë?

Meqenëse unë jam njeri që toleroj dhe fal shumë, po i jap dhe një leksion të radhës pa pagesë z. Blushi:

Referuar Nenit 5, pika c e Statutit të LIBRA, vendimin për një anëtare që humbet anëtarësimin (jo ç`regjistrim por, nuk ke nga ta mësosh me ata që të kanë mbetur nga prapa) e merr Komisionit i Etikës, në rast kur vërtetohen “Shkeljet e përcaktuara në Kodin e Etikës, Statut apo Rregullore të Brendshme”. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori