Pas puthjes në buzë, Bleona i plotëson edhe një dëshirë tjetër Çanit
Këngëtarja e njohur Bleona Qereti mbrëmjen e kaluar ishte e fuar në emisionin "Zonë e Lirë" të Arian Çanit.

Teksa foli lidhur me jetën e saj dhe për projektet e së ardhmes, moderatori dhe këngëtarja kujtuan edhe "kohët e vjetra".

Ishte momenti kur Bleona kishte ardhur në emision dhe ishte puthur me Çanin në buzë.

Këtu, moderatori kujtoi se Bleona i “bindet” dhe përveç puthjes, ajo i ka plotësuar edhe një dëshirë tjetër. Ishte pikërisht fakti që ajo erdhi në emision pa grim.

Moderatori u shpreh: I thash do vish pa grim dhe shikoni, ka ardhur pa grim fare. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2018, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori