Pas PS edhe LSI e angazhur për zgjidhjen e cështjes çame
Luan Rama
Pas Partisë Socialiste, edhe LSI ka shprehur sot angazhimin për zgjidhjen e ceshtjes came. Në një konference për mediat, sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama pas pëshëndetjes së mbylljes së suksesshme të zgjedhjeve në Maqedoni, Rama ka theksuar se me zgjedhjet e qershorit edhe Shqiperia duhet te deshmoje pjekuri, e te realizoje zgjedhje me standarde, te lira e te ndershme.

“Në vlerësimin tonë cështja came është e rëndësishme që lidhet me cështjen shqiptare në ballkan. Ne e kemi përcaktuar qartë qe jemi pro zgjidhjes së saj në përputhje me të gjitha dokumentet evropiane që rregullojnë cështje të tilla, këtë e kemi bërë të njohur sa herë ka qenë e rastit, madje që kur Meta ka qenë kryeministër”- tha Rama.

I pyetur në lidhje me zëvendësimin e përfaqësuesve të LSI-së nga postet politike, Luan Rama ka theksuar punonjësit e administratës do të vazhdojnë t’i shërbejnë qytetarit.

“Kemi tërhequr nga pozicionet politike përfaqësuesit tanë, për t’i hapur rrugën konfigurimit real si forcë politike në opozitë. Punonjësit në administratën publike, janë të zgjedhur në përputhje me ligjin, janë punonjës të shtetit. Punonjësit e administratës janë zgjedhur në përputhje me ligjin për shërbimin civil dhe ata janë punonjës të shtetit. Kryeministri ka premtuar respektimin e kontratës dhe çdo qëndrim jashtë kësaj fryme bie ndesh me frymën e bashkëpunimit që kemi pasur. Prandaj s`ka vend për konflikte të kësaj natyre” është shprehur Rama. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2013, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori