Pas përballjes së fortë, Beqja habit gjykatën: S’mbaj mend asgjë
Ditën e sotmë ka pasur një tjetër përballje mes biznesmenit Ylvi Beqja dhe të akuzuarit Emiljano Shullazi.

Por ndryshe nga hera e kaluar, biznesmeni ka çuditur sallën duke deklaruar se nuk mban mend asgjë nga çfarë ka ndodhur.

Në seancë gjatë dëshmisë ai ka qëndruar i tërhequr dhe më shumë se gjysmës së pyetjeve iu përgjigj me “S’më kujtohet” dhe “nuk mbaj mend”.

Por, theksoi se qëndron gjithë deklarimeve të dhëna më herët prej tij.

Por pas kësaj ka shpërthyer Shullazi, i cili iu drejtua i revoltuar gjykatës:

“Ky na ka akuzuar neve. Po rrimë në burg ne, tani thotë s’më kujtohet, s’më kujtohet. Do na japë ndonjë përgjigje apo jo. Apo ta mbyllim fare atëherë”.

Beqja i kerkoi gjykates te ndiqet penalisht Shullazi per fyerje dhe kercenim te bera ne seancen e kaluar, ne nje moment qe trupi gjykues nuk ishte në sallë. /albeu.com/


Shtuar më 04/07/2017, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori