Pas padisë së deputetit socialist shpërthen këshilltarja e LSI: Do përballemi me fakte
Pak ditë më parë këshilltarët e LSI-së kanë nxjerrë emrin e deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, i cili sipas tyre vjedh ujin e pijshëm. Mirëpo gjatë ditës së sotme deputeti socialist ka ngritur nje padi pas ketyre akuzave publike.

Pas padisë së Xhemal Qefalise, Elona Guri, keshilltare e LSI-se ne keshillin bashkiak Tirane, tha sot se ne gjyq do te mbroje “interesat e qytetareve dhe do perballemi me fakte

“As uji i pishinave te kompleksi i Dajtit, nuk do ti laje zullumet e Xhemal Qefalise. Ne kete gjyq jam ne mbrojtje te interesave te qytetareve dhe do perballemi me fakte. Qendrimi im ne mbrojtje te interesave te qytetareve dhe jo oligarkeve. Falenderoj Qefaline per mundesine qe te vertetoj shperdorimet dhe lidhjet e paligjshme te ujit te pijshem”, u shpreh ajo. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori