Mbretëria e Bashkua do të japë 45 milionë paund për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar financime të mëtejshme për të ndihmuar grupet vulnerabël brenda Ukrainës dhe në kufijtë e saj.

Një paketë prej 45 milionë paund do të shkojë për agjencitë dhe bamirësitë e OKB-së që punojnë për të mbështetur ata që janë më të rrezikuar nga abuzimi dhe dëmtimi, tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss në një deklaratë të qeverisë.

“Ndihma britanike po mbështet më të rrezikuarit në Ukrainë, veçanërisht gratë dhe fëmijët, të cilët po përballen me rrezik të shtuar të dhunës seksuale dhe shfrytëzimit,” citohet të ketë thënë ajo.

Zyrtarët zbulojnë sesi do të shpërndahen paratë:

15 milionë paund do të shkojnë për Fondin Humanitar të OKB-së në Ukrainë (UHF).

15 milionë paund do të shkojnë për UNICEF-in, agjencinë e OKB-së për fëmijë.

10 milionë paund do të financojnë organizatat humanitare në vendet kufitare për të mbrojtur gratë dhe fëmijët që po ikin atje.

5 milionë paund do të shkojnë për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Ukrainë.

Do të ketë gjithashtu një shtesë prej 20 milionë paund për ndihmë humanitare për refugjatët ukrainas në Poloni.

Ky financim i fundit e çon paketën e ndihmës së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën në 220 milionë paund./albeu.com