Pas nje muaji, priten ndryshime ne Qeverine e Maqedonise
Albeu.com
Rikonstruimi i Qeverisë pritet të ndodhë në fillim të qershorit, bëjnë të ditur burime qeveritare për “Lajm”. Sipas burimeve të njëjta rikonstruimi do të përfshijë katër deri në pesë ministri, ndërsa nuk do të shpëtojnë as disa nga ...... zëvendëskryeministrat, varësisht prej marrëveshjes që do ta arrijnë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe VMRO-DPMNE-ja. Siç marrim vesh kësaj radhe BDI do të kërkojë një ministri më tepër edhe atë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për të cilën VMRO-ja e kërkon Ministrinë e Ekologjisë, resor i cili udhëhiqet nga kuadër i partisë së Ahmetit. Nga ana tjetër thuhet se VMRO-ja ka shprehur gatishmëri për t’i lëshuar partnerit të saj qeveritar Ministrinë e Mbrojtjes ose Ministrinë e Arsimit, por për të cilat “integristët”, nuk kanë shprehur ndonjë interes të madh. Në BDI bëjnë të ditur se do të kërkojnë që me rikonstruimin e Qeverisë BDI të ketë zëvendësministra ose sekretarë shtetërorë në Mbrojtje dhe Arsim. Rikonstrumi do ta përfshijë edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal ku ministri aktual Musa Xhaferi do të kalojë në diplomaci. Nga selia “blu” kanë thënë se më se e sigurt është se kandidati i tyre presidencial, Agron Buxhaku do të jetë ambasador i ardhshëm në njërin prej metropoleve evropiane. Nga ana tjetër me rebalancin e buxhetit që do të bëjë Qeveria BDI dhe VMRO do të fillojnë negociata për marrëveshje të re në lidhje me koalicionin e mëtejshëm qeveritar. Mësojmë se lideri i BDI-së Ali Ahmeti insiston që në vendbanimet shqiptare të bëhen investime sipas përqëindjes adekuate.
Ndryshe, pas formimit të kabinetit qeveritar mes BDI-së dhe VMRO-së ky do të jetë rikonstruimi i parë i qeverisë. BDI qysh në fillim të muajve të parë të qeverisjes shprehi pakënaqësi në lidhje me punën e disa ministrave nga radhët e VMRO-së. (Belim Buci, lajm)
Shtuar më 21/04/2009, ora 17:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori