Pas një jave mbushte 20 vjeç, kush është viktima e fundit e sherreve për pronën në Shqipëri
Flogert Dakuçi është viktima më e fundit në
Shqipëri që ndërroi jetë pa mbushur ende 20 vjeç për një sherr, ku nuk kishte asnjë lidhje.
Ai u qëllua nga xhaxhai i tij në Xibër të Klosit pas sherrit të dy vëllezërve për
pronën.
Siç mëson Albeu.com, Flogerti u qëllua teksa me trupin e tij tentoi të mbronte babanë nga plumbat e pistoletës së xhaxhait të tij Saliut, i cili kishte filluar të qëllonte me armë pas episodit të fundit të sherrit mes dy vëllezërve për
pronën.
I riu është i datëlindjes tetor 1999 dhe do të
mbushte 20 vjeç vetëm pas pak ditëve, pikërisht më datë 10 tetor, por një konflikt ku nuk pati asnjë ndikim i mori jetën.
Problemi me pronat është i mprehtë në
Shqipëri dhe krahas pengesave që i sjell bizneseve për të investuar, shkakton në mjaft rast edhe tragjedi të tilla në familje, siç ishte kjo e sotmja.
Siç raporton policia, sot rreth orës 14:20 dy vëllezërit Sali dhe Kujtim Dakuçi janë konfliktuar për
pronën duke bërë që i pari të shkrepte armën ndaj vëllait të tij, plumbat e të cilës kanë kapur dhe vrarë Flogertin si edhe objektivin.
Trupat e viktimave gjenden në morgun e spitalit të Burrelit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2019,
ora 16:42