Pas një divorci dhe martese të bujshme, Rudina Dembacaj këshillon vajzat: Lufto ose ndaje burrin!

Moderatorja Rudina Dembacaj është një ndër figurat publike më aktive në Instagram.

Pas një divorci të bujshëm dhe një martesë po aq të bujshme me Mark Frrokun, Rudina këshillon vajzat/gratë shqiptare si të rregullojnë marrëdhënien me bashkëshortin.

Dembacaj ka gjetur kohën për të bërë një bashkëbisedim me ndjekësit të cilët nuk kanë nguruar të tregojnë adhurimin që kanë për të, madje i kërkojnë edhe këshilla.

Një pre ndjekësve i ka kërkuar një këshillë për të gjithë gratë që nuk merren vesh me burrat, si duhet të veprojnë.

Rudina e ka këshilluar ndjekësen duke i thënë: “Është e vështirë të japësh këshilla për një çift! Lufto deri në fund pa u nxituar. Por nëse prap nuk ecën, ndarja është një super zgjidhje.”

Ndërsa për gratë që ofendohen dhe nuk respektohen nga burrat, Rudina ka thënë se duhet të ta lërë patjetër.
Shtuar më 23/01/2021, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori