Pas nënës, humbi babanë dhe tani vëllain nga tragjedia në Velipojë, mesazhi prekës i Brikenës
Brikena Zenuni sot ka mbetur e vetme, dhe fjalët qe ka për të thënë tani janë të pakta, kur pas nënës disa kohë më parë, tragjedia e shpërthimit që ndodhi në bodrumin e restorantit të familjes së saj, në Velipojë, i mori jetën fillimisht të babait, e sot edhe të vëllait të saj.

Hektor Zenuni, 33 vjeçari që hyri në bodrumin e lokalit për të shpëtuar të atin në shpërthimet e tmerrshme të gazit në një kompleks në Velipojë ka ndërruar sot jetë në spitalin e Turqisë.

Restoranti u përfshi nga flakët më 28 korrik 2017 e për pasojë 3 persona u plagosën rëndë ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan lehtë.
Pronari Besnik Zenunaj ishte i pari që u godit nga shpërthimi që erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes.

Sot, me vdekjen edhe të djalit të familjes Zenuni, reagimet e miqve, të afërmve dhe familjarëve janë të shumta.

Ata shprehin dhimbjen e madhe për këtë tragjedi. Por edhe fjalët e Brikenës qe shprehte disa dite me pare, ku i bënte thirrje te vëllait te mos dorëzohej, janë të trishta.

Shtuar më 07/08/2017, ora 19:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori