Pas negociatave me policinë zbret nga vinçi ish-i përndjekuri që kërcënoi se do hidhej
Personi që kërcënoi se do të hidhet nga vinçi pranë një kulle tek Katedralia Ortodokse në Tiranë ka zbritur pas negociatave me forcat e policisë.

Ai është Xhemal Zhuri, ish-i përndjekur, i cili ka kërcënuar edhe me pare për një vetëvrasje te tille.

Ai pretendon se ka qe nga viti 2012 qe nuk ka marre dëmshpërblimet për vitet e burgut. Zhuri kryen veprime te rrezikshme ne maje te vinçit dhe dyshohet se mund te jete edhe nen efektin e alkoolit.

Pak kohë më parë po në këtë pallat ende të papërfunduar një tjetër person tentoi të hidhej për motive pronësie./Albeu.com/


Shtuar më 23/02/2017, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori