Pas Nanos dhe Topit, Sabri Godo kandidati republikan për president
Albeu.com
Kryetari i Partisë Republikane dhe një nga aletatët më të fortë të kryeministrit Sali Berisha, Fatmir Mediu, ka propozuar si kandidaturë të Partisë Republikane per postin e presidentit, kryetarin e nderit të partisë së tij, Sabri Godon.Votat e kandidaturës së djathtë për president të republikës duket se do të ndahen edhe një herë duke i shtuar shanset Fatos Nanos për tu ulur në fronin e kreut të shtetit. Kryetari i Partisë Republikane dhe një nga aletatët më të fortë të kryeministrit Sali Berisha, Fatmir Mediu, ka propozuar si kandidaturë të Partisë Republikane per postin e presidentit, kryetarin e nderit të partisë së tij, Sabri Godon. Edhe pse zoti Godo më parë është shprehur se nuk do të pranojë kandidaturë për postin e kreut të shtetit, lideri republikan e ka bërë publike kandidaturën e partisë së tij në mbledhjen e Asamblesë se Përgjithshme të saj. Tashmë, numri i kandidaturave për postin e presidentit të republikës ka arritur në tre, që janë Fatos Nano, Bamir Topi dhe Sabri Godo. start
Shtuar më 14/04/2007, ora 13:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori