Vllaznia fiton në Shkodër, por eleminohet nga Conference League

Vllaznia është eliminuar në turin e parë të Conference League. Fitorja e sotme 1-0 në Shkodër nuk mjaftoi, pasi ekipi kishte humbur 3-1 në Irlandën e Veriut ndaj Linfield.

Ekipi i drejtuar nga Migen Memelli insistoi në pjesën e parë, por pa mundur dot të kalojë në avantazh. Në fillimin e pjesës së dytë, Bekim Balaj do kordinohej mirë me kokë, për të ndëshkuar për herë të parë në këtë sfidë portierin Chris Johns.

Shkodranët shtojnë presionin, provojnë në të gjitha mënyrat për të dyfishuar shifrat, por mysafirët nga Irlanda e Veriut bëhen mur përpara mbrojtjes. Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, me Vllazninë që eliminohet nga Europa.


Shtuar 20.07.2023 22:50