Pas Metës, edhe PD mbështet planin e Ramës për koronavirusin
Kryeministri Rama ka marrë mbështetjen e parë si nga presidenti Meta si nga Partia Demokratike në lidhje me planin ekonomik për "luftën" ndaj koronavirusit.

REAGIMI I PD:

PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar.

Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm.

PLANI I RAMES:

Kryeministri Edi Rama në një mesazh para kombit tha se ky është një plan A me 7 pika, duke shtuar se në varësi të situatës ka dhe një plan B e një C.

Rama shtoi se nëse arrin puna për plan D kjo do të ishte fatale për Shqipërinë.

Për personelin që përballet me luftën ndaj koronavirusit dhe për pajisje të nevojshme jepen 2.5 miliardë lekë.

Për kompanitë që kanë vështirësi për pagat e punonjësve, 10 miliardë lekë.

Për biznesin e vogël me xhiro 2 deri 14 milionë lekë, tatim fitimi për 6 mujorin e dytë të 2020, riskedulohet.

Për ushtrinë jepen 2 miliardë lekë për veprime humanitare.

Për qeverinë jepen 1 miliard lekë për nevoja urgjente.

Fshirje e kamatave për faturat e energjisë elektrike.

Rama: Plani me shtatë pika

1. Së pari 2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin

2. 10 mld lekë për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat

3. 6.5 mld lekë për nevojat imediate për shtresat në nevojë, për biznesin dhe papunësinë

4. 2 mld lekë për ministrinë e Mbrojtjes për operacionin humanitar

5. 1 mld lekë për qeverinë për çdo urgjencë

6. Fshihen përgjithmonë kamatëvonesat për energjinë elektrike me efekt 15 mld lekë, do të përfitojnë 211024 abonetë.

7. Riskedulim tatim fitimi për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.

Shtuar më 19/03/2020, ora 21:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori