Prokurorët zbarkojnë në Kuvend për arrestimin e Saimir Tahirit
Pas Metës edhe Luan Rama kërcënon me luftë?
Pëlqej
LSI-ja ka një problem të madh me Policinë e Shtetit. Për disa ditë me radhë, eksponentë të lartë të saj, përfshi edhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta kanë hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Policisë së Shtetit, por edhe drejtorëve në rrethe apo shefave të komisariatave për lidhje me krimin.

Dhunimi i mbështetësve të LSI-së në disa rrethe të vendit e ka acaruar edhe më tepër gjuhën e kësaj partia ndaj Policisë së Shtetit, ndërkohë dyshi i kësaj partie, Luan Rama lëshoi një tjetër deklarate kërcënuese mbrëmë, e cila për shkak edhe të intensitetit të lartë të zhvillimeve u la disi në periferi të vëmendjes mediatike.

Ndërkohë që kërkonte shkarkimin e disa shefave të policisë në rrethe, Luan Rama e mbylli deklratën e tij kështu: "Qytetarët shqiptarë përballë mosveprimit të strukturave të zbatimit të ligjit, përballë mosveprimit të strukturave të policisë, natyrisht që përballë dhunës së bandave do të jenë të detyruar që në kushtet e mbrojtjes së nevojshme të ruajnë veten, integritetin dhe jetën e tyre. Natyrisht pa i kapërcyer kufijtë ligjorë". /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori