Pas mesnate, 3 milon lekë gjobë për duhanpirësit në vende publike
Albeu.com
Të gjithë duhanpirësit shqiptarë që mesnata e sotme do t’i gjejë duke pirë cigare, do të gjobiten, pasi ora 00:00 do të shënojë edhe hyrjen në fuqi të ligjit anti-duhan. Disa orë para këtij momenti Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur veprimet që do të ndërmerren ndaj personave që nuk do të zbatojnë ligjin. Sipas ligjit në fjalë, duhani nuk do të lejohet në asnjë vend pune, si lokale, bare, biblioteka, zyra pune etj. Në restorantet apo lokalet që pas mesnatës së sotme nuk do të hiqen të gjitha reklamimet e duhanit, apo do të gjenden edhe tabulla, administratori i tyre do të gjobitet deri në 3 milion lekë të reja.

Nga ana tjetër, kur kanë mbetur vetëm disa orë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, në rrugët e Tiranës akoma gjenden reklamime të duhanit dhe se shumë pak nga këto vende publike e kanë marrë seriozisht atë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se reklamime të tilla do të gjobisin jo vetëm kompaninë përkatëse, por edhe agjensinë e reklamave.
Shtuar më 25/05/2007, ora 19:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori