Pas luftës të bandave në Bllok del një kërkesë për presidentin
Partia Demokratike kërkon nga Presidenti Ilir Meta që të mblidhet urgjentisht këshilli i Sigurisë Kombëtare. Reagimi vjen pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme në ish-bllok, ku Ervis Martinaj dhe Laert Hasa u plagosën, ndërsa Rigers Gaxha mbeti i vrarë.

Deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, në një postim në Facebook, shkruan se Meta duhet të mbledhë këtë këshill, pasi sipas tij, situata e krimit në vend është alarmante.

Kjo qeveri eshte qeveria e polishoët, polipresionit, polikercenimit, poligjobes etj dhe perfundon me polivrasjen.Vetem ne kete menyre duke i kercenuar, duke i plagosur, duke i vrare, duke i shantazhuar, duke i kercenuar duke u mbyllur gojen do te mund te qendroje ne pushtet qeveria e lidhur si mishi me thoin me bandat e krimit. Shkaktar i te gjithe kesaj situate tejet te rende dhe aspak te sigurte, eshte nje person dhe ky person eshte Kryeministri i Vendit.

Ku jane organet e sigurise kombetare? Si deputet i Kuvendit te Shqiperise, si Anetar i Komisionit te Sigurise Kombetare i bej thirje Presidentit te Republikes qe te mbledhe urgjentisht Keshillin e Sigurise Kombetare.”, shkruan Xhemal Gjunkshi.
Shtuar më 05/10/2018, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori