Pas Llallës shpërthen edhe gjyqtari i Tiranës ndaj SHBA-së: Donald Lu e ka kapur zakoni shqiptar
Dita e sotme ka qënë një ndër ditët më të tensionuara për sa i përket politikës, ishte Donald Lu ai që hapi “thesin” dhe foli me emra konkretë mbi reformën zgjedhore dhe se si po pengohet ajo nga njerëz të pushtetit.

Gjatë fjalës së tij ai shigjetoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe më vonë çdo gjë mori një rrjedhë dhe më të rrezikshme.

Prokuroia e përgjithshme doli në një konferencë për shtyp jo vetëm për të mohuar zerat dhe për të mbrojtur prokurorin e përgjithshëm, por më shumë për të akuzuar Lu për presione jo diplomatike, afera kriminale dhe interesa vetjake.

Pas shpërthimit të Llallës ka ardhur dhe një tjetër reagim, nga një gjyqtar të cilit I është refuzuar edhe atij viza për në SHBA.
Artan Lazaj, gjyqtar I Tiranës, dhe ish anëtar zgjedhor i PS, duke komentuar në profilin në “Facebook” me gazetarin Artan Hoxha, ai shkruan:

Artan, e thënë në këto momente nga Ambasadori duket e pabesueshme. Pse pikërisht sot, që shkroi shqetësimin Prokurori, apo e ka kapur zakoni shqiptar. Ka ardhur momenti që boll më me misticizma e hidhu pirdhu, po çdo njeriu duhet t’i vihet festja, nga më i madhi e deri më i vogli, vendas apo i huaj.

Ky misticitet në revokimin e vizave nuk më pëlqen fare. Kontrolli bëhet në momentin e dhënies së vizës e mandej po shkel rregullat e atij vendi apo përbën rrezik për atë vend mund të revokohet.

Secilit që iu është revokuar duhet t’i jepet një qëndrim personal e jo kështu në përgjithësi “kemi informacion”. Besoj nuk janë ISIS të refuzuarit, por njerëz të nderuar të këtij kombi që me të mirat e të këqiat kanë dhënë kontribute më shumë se çdo politikan në jetë. Kështu mbeten të pabesueshëm. Kjo nuk do të thotë që veprimet e nxituara të ambasadorit më kanë shuajtur dashurinë për USA, përkundrazi ma ndezën më tepër”, shkruan Lazaj./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori