Pas Kuvendit, PD braktis edhe komisionet
Pëlqej
Pas bojkotit të tri mbledhjeve javën e kaluar (dy në Komisionin e Sigurisë dhe një mbledhje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese), deputetët e partisë Demokratike nuk do të paraqiten sot në asnjë nga tri komisionet që kanë parashikuar mbledhje në rendin e ditës.

Në orën 10:00 është parashikuar që të mblidhet Komisioni i Çështjeve Sociale, ku në rendin e ditës është miratimi i kalendarit të punimeve, si dhe projektligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.

Të kontaktuar nga gazeta Panorama, anëtarët demokratë të këtij Komisioni thanë se nuk do të jenë të pranishëm gjatë këtyre diskutimeve. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori