Pas Kosovës, edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit
Vetëm një ditë më parë Kosova, bojkotoi pjesëmarrjen në ceremonitë e çmimit Nobel.

Duke u bërë solidare, edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve NobelSuedi.

Lajmi konfirmohet nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, i cili shkruan se justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

“Ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet. Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.” shkruan Cakaj në Tëitter.

Çmimi Nobel në Letërsi për Peter Handken, i njohur si adhurues i Millosheviçit, ngjalli reagime të forta dhe indinjatë në Kosovë e Shqipëri. /abcnews.al
Shtuar më 09/12/2019, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori