Pas Kodhelit, Tahiri i bën "gropën" ministres tjetër të Ramës
Saimir Tahiri është njeriu i ditës sot. Jo vetëm për faktin se e gjithë vëmendja mediatike është tek ai, por edhe prej deklaratave të bëra para prokurorëve dhe gjykatësve.

Më parë ai përmendi ish-ministren e besuar të Ramës, Mimi Kodhelin si zyrtar që ishte vënë në dijeni të fikjes së radarëve që kontrollonin detin duke theksuar se i ishte drejtuar asaj me një letër sekrete ku i shpjegonte problemin, shkruan Albeu.com.

Në këtë mënyrë, Tahiri e ka përfshirë Kodhelin në procesin ndaj tij duke i vënë një njollë të madhe asaj.

Por, ish-ministri i ndjerë i tradhtuar nga të vetët ka vijuar edhe më tej duke shënjestruar kësaj radhe Etilda Gjonajn, të besuarën e Ramës dhe Arbër Maznikun, të besuarin e Veliajt.

Duke replikuar me përfaqësuesit e akuzës Tahiri u shpreh: “Ju keni kontrolluar çdo gjë në jetën time. Ju nuk keni lënë faturë hoteli pa vëzhguar dhe e keni parë që unë nuk kam fjetur kurrë me 900 euro nata, nuk kam paguar asnjëherë më shumë se 150 euro për një dhomë”.

Aludimin e tij ish ministri i brendëshëm e ka bërë pas dajles së faturave të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, që ka shpenzuar 700 euro për një natë dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që u zbulua se kompania "Fusha" i kishte paguar hotelin 900 euro në Spanjë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2019, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori