Qazim Sejdini flet për herë të parë pasi e kërcënuan me arkivol tek shtëpia
Pëlqej
Pas ngjarjeve të fundit dhe kërcënimeve flagrante, është shfaqur në Tiranë, Qazim Sejdini.

I ndodhur në Asamblenë e PS-së Sejdini ka bërë daljen e parë pas dërgimit të arkivolit në shtëpinë e tij si edhe përplasja me policinë e Elbasanit, ku i përfshirë ishte edhe dhëndri i tij.

Pavarësisht akuzave dhe frikës për ndonjë atentat, Qazim Sejdini ka folur për herë të parë duke komentuar fare shkurt, duke kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj.

“Të funksionojë drejtësia, të flasë drejtësia”,- ka thënë ai për gazetaren Marsela Karapanço.

Qazim Sejdini është kthyer në një ndër personazhet më të lakuara në media për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi në Elbasan, i emërtuar tashmë si qyteti i krimit. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori