Pas katër ditësh heshtje, Rama kujtohet të reagojë për atentatin ndaj Prokurorit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar vetëm ditën e sotme për atentatin që iu bë në Shkozet prokurorit Artan Ndoji.

Edhe pse ngjarja tronditi gjithë opinionin publik dhe ngjalli shumë pikëpyetje, Kryeministri vendosi të rrinte i heshtur dhe pa thënë asgjë për publikun.

Më parë vetë kreu i qeverisë kishte sulmuar prokurorin Ndoji pasi e akuzonte për lidhje me bandat kriminale.

Ngjarja në fjalë tregon qartazi se rreziku në Shqipëri është futur thellë në çdo skutë të këtij vendi dhe nuk kursen as krerët e policisë, por Rama nuk denjoi të reagonte deri më sot.

"Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit.

Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së;

Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë"-ka shkruar ai ditën e sotme. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori