Pas kapjes të personit që urinoi te dera e Ramës, Holanda merr një vendim befasues
Pas arrestimit të personit që urinoi në derën e Kryeministrisë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan me ironi se tashmë Holanda pritet të anulojë vendimin për rikthimin e vizave.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Hajde lajm hajdeeee!

Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.

Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…

Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!

Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Holanda, pas këtij super operacioni policor…
Shtuar më 17/04/2019, ora 20:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori