Pas Italisë e Kroacisë, konfirmohet koronavirusi edhe në Zvicër
Bota përballet me koronavirusin i cili ka marrë shumë jetë njerëzish e së fundmi ka prekur dhe vendi fqinj, Italinë.

Pak minuta më parë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Zvicër.

“BBC” raporton se njoftimin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë e Zvicrës, mirëpo ende nuk dihet se si pacienti është infektuar.

Po ditën e sotme, rastet e para me koronavirus janë regjistruar edhe në dy shtete të tjera… në Kroaci dhe në Austri.

Kujtojmë se deri më tani, në rang global, koronavirusi ka marrë 2,707 jetë njerëzish ndërsa mbi 80.000 persona rezultojnë të infektuar.

Shtuar më 25/02/2020, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori