Pas humbjes përballë Ramës, Basha gjobitet me 12 milionë lekë
Pas zgjedhjeve të 25 qershorit ku Partia Demokratike humbi thellë ndaj PS-së duke marrë vetëm 45 mandate në të gjithë Shqipërinë, një lajm i keq vjen nga KQZ.

Si duket PD, pavarësisht kohës që mori për të bërë listat e deputetëve në vend, nuk ka respektuar përbërjen gjinore e cila është një nga pikat e Kodit Zgjedhor për të cilën KQZ-ja mund të të gjobisë.

Mësohet se KQZ-ja ka përgatitur një projektvendim sipas të cilit PD-ja do të gjobitet me një gjobë të majme, plot 12 milionë lekë të reja. /albeu.com/


Shtuar më 05/10/2017, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori